Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të rregullta, ku deri më tash sipas rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është e para, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës.
E votat e kandidatëve për deputetë, tashmë veç se kanë filluar të bëhen të ditura ndonëse ende jo zyrtarisht.
Në listën e komunës Pejës me numrin më të madh të votave është kandidatja e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani me gjithsejtë 12 mijë e 671 vota.
Menjëherë pas saj i dyti me numrin më të madh të votave është Kujtim Shala me 7 mijë e 537 vota.
Pasatja radhiten Shkumbin Gashi me 3 mijë e 948 vota, Brahim Selimaj me 2 mijë e 880 vota, Suzana Muriqi me 2 mijë e 679 vota, Faik Zekaj me 2 mijë 668 vota.