Forumi tre ditor i Sigurisë që ka filluar të mërkurën e do të mbyllet të premtën në Beograd ka mbledhur në kryeqytetin e Serbisë një numër të madh figurash të fush�" />

Katër kosovarë në Forumin e Sigurisë në Beograd

Katër kosovarë në Forumin e Sigurisë në Beograd

Forumi tre ditor i Sigurisë që ka filluar të mërkurën e do të mbyllet të premtën në Beograd ka mbledhur në kryeqytetin e Serbisë një numër të madh figurash të fushës së sigurisë në rajon dhe BE.

Në këtë Forum që po marrin pjesë shumica politikanë e ekspertë të sigurisë në Serbi dhe regjion, po marrin pjesë edhe katër personalitete nga Kosova.

Madje një nga ta është deputet i Republikës së Kosovës, që Serbia nuk e njeh si shtet të pavarur. është Ilir Deda, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e partisë “Alternativa” që së bashku me Agon Maliqin, pjesë e shoqërisë civile në Kosovë do të jenë pjesë e një paneli që do të mbahet të enjtën.

Deda dhe Maliqi do të marrin pjesë në panelin e titulluar “Ku do të na dërgojë faza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë” ku do të flasin edhe politikanë serb si Marko Gjuriq dhe Gordana Çomiq dhe një diplomate austriake.

Kosovari tjetër që po merr pjesë në këtë Forum është Naim Rashiti që ka folur në panelin e ditës së parë ndërsa Engjellushe Morina është kosovarja tjetër që flasë gjatë ditës së nesërme./Insajderi.com