Pesë mijë e 172 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Pesë mijë e 172 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Ndonëse ka shënuar një ulje drastike gjatë ditëve të fundit, numri i rasteve aktive me Coronavirus brenda 24-orëve të fundit është rritur sërish, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin e fundit ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive në vend është 55 mijë e 851.

Nga COVID-19, në Kosovë kanë humbur jetën një mijë 410 persona të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, pas disa javësh janë shënuar më shumë raste pozitive se sa të shëruar.

Njoftohet se ditën e djeshme janë shëruar 279 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë 269, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 172. /Insajderi.com