Pesë mijë e 515 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Pesë mijë e 515 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Pesë mijë e 515 persona vazhdojnë të jenë raste aktive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi i vitit të kaluar është 57 mijë e 696, prej tyre 50 mijë e 731 janë shëruar

Që nga fillimi i pandemisë, një mijë e 450 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë.

IKSHPK të shtunën njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 379 raste pozitive, kanë vdekur tre persona dhe janë shëruar 244 të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 379 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (90 vjeç)”, njoftoi IKSHPK. /Insajderi.com