Pesë mijë e 565 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Pesë mijë e 565 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Pesë mijë e 565 raste aktive me Coronavirus janë të regjistruara në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton Insajderi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej një mijë e 617 mostra të marra për testim.

Në po të njëjtën kohë janë raportuar gjashtë raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 22 mijë e 206 raste dhe 720 raste të vdekjes.

Brenda një dite janë shëruar edhe 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 921 raste. /Insajderi.com