Garë e ngushtë po zhvillohet për vendet e para në listën e partive më të votuara në Kosovë por një garë e tillë është duke u zhvilluar edhe për vendet e fundit.
Katër parti minoritare dhe një shqiptare kanë dalë në fund të listës së partive më pak të votuara në Kosovë.
Partia më pak e votuar në Kosovë është “GI. Za Prosperitet Kosova” një parti minoritar e cila ka marrë vetëm 373 vota apo 0.05 për qind të votave të përgjithshme.
Partia e dytë më pak e votuar ka dalë një tjetër parti minoritare “G I EROMENDJE ALTERNATIVA” e cila ka marrë jo më shumë se 440 të votave me 99 për qind të fletëvotimeve të numëruara.
Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta, por kjo nuk pritet të ndryshojë në renditjen e tyre.
E një parti shqiptare gjithashtu ka dalë e fundit, Partia Demokratike e Unitetit me vetëm 498 vota, ka dalë partia e tretë më pak e votuar në vend. Ajo drejtohet nga Adam Olluri.
Një tjetër parti minoritare “Napredna Snaga Kosova” ka marrë vetëm 531 vota duke u renditur si partia e katërt më pak e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
Në vendin e pestë me 888 vota është partia “Kosovaki Nevo Romani Partia”, e cila sipas statutit të publikuar në KQZ është forcë politike që “angazhohet për bashkimin e të gjithë Romëve me qëllim të krijimit të një force kompakte, frytdhënëse në drejtim të mbrojtjes së ë drejtave themelore të njeriut dhe mbrojtjen e Kosovës si vendlindje e tyre”.
Por si duket kjo parti nuk ka arritur ta bëjë bashkë komunitetin e romëve. /Insajderi.com