Pesë persona dërgohen në spital pas një aksidenti në Gurrakoc

Pesë persona dërgohen në spital pas një aksidenti në Gurrakoc

Pesë person kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave në fshatin Gurakoc të Komunës së Istogut.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ibra ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Një aksident mes dy veturash ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, ku janë lënduar pesë persona të cilët janë dërguar për tremten mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Me të marrë informatën policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibra për Insajderin. /Insajderi.com