Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites së sotme në rrugën Lipjan-Shtime.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut. /Insajderi.com