Pesë politikanët më të votuar në Kosovë

Pesë politikanët më të votuar në Kosovë

Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje është politikani më i votuar në Kosovë. Në zgjedhjet e 11 qershorit, i nominuari i kësaj partie për kryeministër ka fituar gjithsej 143.642 vota. Të dhënat janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit edhe të votave me kusht.

Politikani i dytë më i votuar, sipas KQZ-së, është Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, parti e cila është në koalicion edhe me AAK-në, Nismën dhe një numër partish më të vogla. Ai ka fituar 129,818 vota.

Avdullah Hoti i LDK-së është i treti me 115.658 vota kurse Ramush Haradinaj, i nominuar i PAN-it për kryeministër ka mbledhur 101 mijë vota.

Në pesëshen e politikanëve më të votuar bën pjesë edhe anëtar i VV-së. Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka arritur të mbledhë 76.020 vota./Insajderi.com