Pesë prioritetet e Shalës nëse zgjidhet kryetare e Pejës

Pesë prioritetet e Shalës nëse zgjidhet kryetare e Pejës

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala ka prezantuar në javën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, prioritetet e saja si kryetare e Pejës.

Sabiha Shala gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se për Pejën kanë  5 prioritete kryesore.

Punësimi i grave dhe të rinjve, zhvillimin ekonomik, turizmin dhe digjitalizimin e shkollave.

Mes tjerash ajo tha se do të investojnë në Rugovë. Po ashtu ajo tha që do të bashkëpunojnë me Diasporën për Pejën. Ajo përmendi edhe digjitalizmin e shkollave si një mundësi e mirë për modernizimin e arsimit./Insajderi.com