
Pesë raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të martën në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1 mijë e 474 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 570.
Në total numri i rasteve aktive është 407.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 800 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 597 mijë e 345 doza të vaksinës.
Deri më sot 751 mijë e 131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com