Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së diel në Kosovë.

Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër ka ndodhur në Lipjan, ku një grua ka raportuar në polici se është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Sipas policisë, viktima nuk ka dashur të marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Për dhunë në familje të dielën është raportuar edhe në Gjakovë. Një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj.

Foto e ilustruar

Viktima së bashku me fëmijët e saj është strehuar te familja e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, dy rastet e fundit janë raportuar në Zveçan. Sipas policisë, në grua është arrestuar atje, e cila pas një zënke verbale ka sulmuar fizikisht vëllain e saj.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i kësaj natyre ka ndodhur po ashtu në po këtë komunë, ku është arrestuar një burrë, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka ofenduar me fjalë vajzën e tij dhe ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në mbajtje deri në këndellje të plotë. Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com