Pesë rentgenë mobil për trajtimin e Covid-19 i shtohen QKUK-së, Zemaj kërkon të rritet niveli i përgjegjësisë

Pesë rentgenë mobil për trajtimin e Covid-19 i shtohen QKUK-së, Zemaj kërkon të rritet niveli i përgjegjësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë pranimin e pesë rentgenëve mobil në vlerë prej një million e 160 mijë euro për trajtimin e pacientëve me COVID-19, njofton Insajderi.

Keta rentgenë, Zemaj i pranoi në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, për çka ka thënë se do të mundësojnë trajtimin efikas të pacientëve, duke shtuar se janë blerë edhe 60 shtretër.

“Këta rentgenë do mundësojnë një trajtim efikas të pacientëve tonë. Nesër do jemi bashkë ne spitalin e Gjilanit. Bashkë ta ngrisimi nivelin e përgjegjësisë. Theksoj që me këtë blerje janë blerë edhe 60 shtretër”, ka thënë ministri. /Insajderi.com