Pesë të ekzekutuar brenda një javë, krimi nuk ndalet

Pesë të ekzekutuar brenda një javë, krimi nuk ndalet

Të dhënat për krimet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë kësaj jave do ishin të ngjashme për republikat e Amerikës Qëndrore. Brenda vetëm një jave janë shënuar pesë vrasje, që kanë tronditur opinionin publik.

Më 15 mars, të premten e një jave më parë, u qëllua Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë. Për fat të keq, Kotorri ndërroi jetë fiks një javë më pas.

Ndërkohë të shtunën, teksa po vraponte në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, u qëllua për vdekje Haxhi Baçinozi, një ish-i dënuar politik.

Krimi vazhdoi që të godasë sërish në zemër të Tiranës. Këtë herë u ekzekutua një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Jurgen Kurti u vra të hënën pranë banesës së tij.

Java nisi me vrasje dhe do vazhdonte kështu. Në mesjavë u qëllua për vdekje Nard Polia në Shkodër. Ai njihej si një pronar biznesi në zonën e Thethit, mapo.al.

Nuk ishte e thënë që java të mbyllej me qetësi. Të premten në mbrëmje u ekzekutua një avokat i njohur. Ravik Gurra, avokat i Emiljano Shullazit dhe familjes Çapja u vra në Elbasan në një lokal