Pesë të lënduar në aksident trafiku në Prishtinë

Pesë të lënduar në aksident trafiku në Prishtinë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën mbrëma në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut./Insajderi.com