Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar se ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor te fshati Stanovc, ku janë të përfshira dy vetura civile.
Për KP zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti në trafik pesë persona kanë pësuar lëndime
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor