Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të martën në Rixhevë të Klinës, njofton Insajderi.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoi se në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.
“Rreth orës 09:00 në fshatin Rixhevë të Klinës policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura dhe si pasojë janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Shkaktar i aksidenti dyshohet se janë kushtet atmosferike”, tha ai./Insajderi.com