Pesë të lënduar në një aksident në Prishtinë

Pesë të lënduar në një aksident në Prishtinë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur të dielën mes dy veturave në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , rreth orës 10:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com