Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Podujevë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Podujevë

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar sot, e diel, rreth orës 18:30 në fshatin Llugë të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë pesë vetura.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë pesë automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Insajderi.com