Pesë të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë pacientë të infektuar me COVID-19, kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Siç njoftojnë nga institucionet shëndetësore në këtë vend, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 101 raste të reja pozitive me Coronavirus nga gjithsej 803 testime të kryera.

Ndërkaq, numri i të shëruarve brenda një dite ka shkuar në 119.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sakaq vijon të jetë i lartë numri i të shtruarve, ku në dy spitale Covid po marrin trajtim 178 pacientë, 18 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe shtatë të intubuar. /Insajderi.com