Pesë të vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, pas infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, të cilët bëjnë me dije se janë regjistruar edhe 125 raste të reja me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

43 qytetarë janë shëruar në këtë periudhë kohore, duke e çuar në gjashtë mijë e 831 numrin e të kuruarve që nga fillimi i epidemisë. /Insajderi.com