Pesë të vdekur dhe 139 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Pesë të vdekur dhe 139 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Edhe pesë të vdekur janë shënuar së fundmi si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë Veriore, njofton Insajderi.

Institucionet shëndetësore të këtij vendi bëjnë të ditur se përveç viktimave, përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 139 raste të reja pozitive me Covid-19.

Prej një mijë e 377 testeve të realizuara së fundmi, numri më I lartë I infeksioneve të reja është shënuar në Shkup, me gjithsej 36 pacientë pozitivë, pasuar nga Gostivari me 16, Kërçova me 15, Tetova 14, Kumanova 11 dhe Shtipi 11.

Po ashtu ka pasur edhe 534 pacientë të shëruar brenda po të njëjtës periudhë kohore.  /Insajderi.com/