Pesë të vdekur dhe 154 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 154 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

Pesë viktima dhe 154 të infektuar me Coronavirus është bilanci i fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime ku prej të cilave 154 persona janë konfirmuar pozitivë ndërsa 117 janë të shëruar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik”, thuhet në njoftimin e MSH-së së Shqipërisë.

117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në katër mijë e 530 që nga fillimi i epidemisë. /Insajderi.com