Pesë të vdekur dhe 282 raste me COVID-19

Pesë të vdekur dhe 282 raste me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur dhe 282 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej dy mijë e 192 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 60 mijë e 500 raste nga 235 mijë e 724 persona të dyshimtë në këtë virus dhe një mijë e 503 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 376.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPKP-së. /Insajderi.com