Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 445 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë kësaj periudhe kohore.

Rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 570 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 321.

Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste dhe një mijë e 592 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 39 raste, Pejë 37 raste, Prizren 29 raste, Gjilan 24 raste, Ferizaj 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 12 raste, Rahovec 8 raste, Kamenicë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Graçanicë 3 raste, Deçan 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com