Pesë të vdekur dhe 75 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Pesë të vdekur dhe 75 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Numri i të vdekurve dhe rasteve të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut çdo ditë e më shumë po shënon rënie, njofton Insajderi.

Brenda 24 orëve të fundit është raportuar për pesë viktima dhe 75 persona të infektuar me këtë sëmundje.

Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi, përveç këtyre shifrave ka regjistruar edhe 136 pacientë të shëruar.

Brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 5 pacientë me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Ohri, mes moshës 52 dhe 82 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11202, prej të cilëve 7108 janë shëruar kurse 505 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin fqinj për momentin është 3589. /Insajderi.com/