Pesë të vdekur dhe 97 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë të vdekur dhe 97 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 97 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga gjithsej dy mijë e 112 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.675 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 559.

Numri total i rasteve pozitive është 106.442 raste dhe dy mijë e 208 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK. /Insajderi.com