Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus të mërkurën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1 mijë e 140 raste të reja pozitive, nga gjithsejtë 6 mijë e 767 testime të kryera.
Janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645.
Në total numri i rasteve aktive është 18 mijë e 506.
Në 24 orët e fundit, MSh-ja bën të ditur se janë dhënë 1 mijë e 312 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1 milion e 796 mijë e 305 doza të vaksinës.
809 mijë e 228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 90 mijë e 619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Insajderi.com