Pesë vdekje si pasojë e COVID-19

Pesë vdekje si pasojë e COVID-19

Pesë vdekje janë regjistruar si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit me çka numri i personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë është 2.153.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 327 infeksione të reja si dhe 508 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 104.717, ndërsa i të shëruarve 93.079.

Rastet aktive janë 9.485, një pjesë e tyre të hospitalizuar.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 62 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 21 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 8 raste, Leposaviq 7 raste, Deçan 6 raste, Malishevë 6 raste, Istog 5 raste, Kamenicë 5 raste, Viti 5 raste, Graçanicë 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe komuna Dragash 1 rast. /Insajderi.com