
Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Pos vdekjeve, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar edhe 77 raste të reja nga 4 mijë e 322 testime.
Ndërkaq, ka vazhduar numri i të shëruarve. 696 të tjerë e mposhtën Coronavirusin.
Po ashtu, ka vazhduar procesi i vaksinimit – ku brenda ditës u dhanë edhe 16 mijë e 841 vaksina.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Mbi 770 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë, ndërkaq më shumë se 503 mijë kanë kryer procesin me të dy dozat.
Ministria e Shëndetësisë ka treguar se administron 1 milion e 274 mijë e 156 vaksina.
Nga kjo ministri ka ardhur propozimi i miratuar që nga e hëna nuk mund të hyhet në kafene pa njërën vërtetimin e vaksinës. /Insajderi.com