Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se pesë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 656 raste të reja të infeksionit prej 3 mijë e 727 testimeve të bëra, kurse janë shëruar 440 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 64 mijë e 627 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri, prej të cilëve 38 mijë e 421 janë shëruar, kurse një mijë e 252 persona kanë vdekur.
Aktualisht, në Shqipëri janë 24 mijë e 954 raste aktive me Coronavirus./Insajderi.com