Pesë vdekje tjera si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

Pesë vdekje tjera si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar për bilancin e pandemisë në njëzetekatërorëshin e fundit.

Pesë persona ndërruan jetë në Shqipëri si pasojë e Coronavirusit, ndërkohë që ka një rritje të lehtë të rasteve pozitiv, me 101 persona, njofton Insajderi.

Të shëruarit janë më të shumtë se rastet e reja, 119 kundrejt 101, ndërkohë që në spitalet COVID 18 pacientë ndodhen në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak. /Insajderi.com