Edhe pesë viktima nga Coronavirusi janë shtuar sot në Shqipëri, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga institucionet shëndetësore të këtij vendi, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 123 raste të reja pozitive me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë po ashtu ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 57 persona të cilët ishin të infektuar me Covid-19.
Në total në Shqipëri 5519 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Janë shëruar tre mijë e 18 persona, ndërsa dy mijë e 335 janë raste aktive, ndërkaq kanë vdekur 166 persona. /Insajderi.com/