
Pesë persona të vdekur dhe 127 persona të tjerë janë infektuar me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të një mijë e 768 mostrave.
Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me koronavirus atje ka arritur në 573.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,799 persona.
Prej tyre, 10,210 pacientë janë shëruar, ndërkaq, numri i rasteve aktive është tre mijë e 16. /Insajderi.com