
Pesë viktima dhe 127 raste të reja me Coronavirus janë shënuar gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja me të infektuar janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 574 testime të bëra.
Më shifrat e fundit, numri i të infektuarve në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë është 14 mijë e 998. Prej tyre dy mijë e 235 janë raste aktive.
Deri tani virusi Corona ka marrë jetën e 614 personave.
95 qytetarë i shtohen listës së të shëruarve, ku gjithsej figurojnë 12 mijë e 149 të kuruar. /Insajderi.com