
Pesë viktima dhe 142 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilët njoftojnë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Coronavirus është rritur në 15 mijë e 555, ndërsa ai i të vdekurve në 642.
Të dhënat e fundit tregojnë se përfshirë 98 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 12 mijë e 994, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë vend është një mijë e 919.
Autoritetet shëndetësore gjatë ditës së fundit kanë kryer një mijë e 542 teste të dyshuara ndaj Coronavirusit. /Insajderi.com