Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka 288 regjistruar edhe infeksione të reja.
Numri total i rasteve pozitive është 58 mijë e 687 dhe një mijë e 471 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 mijë e 337 raste. Numri i rasteve aktive në vend është pesë mijë e 879.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com