Pesë viktima e 87 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Pesë viktima e 87 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 87 raste të reja nga 1156 teste të bëra, njofton Insajderi.

Jetën e kanë humbur pesë persona, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49,74 dhe 72-vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53-vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57-vjeçe. Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 51 pacientë të shëruar, transmeton Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar 12.739 persona. 9174 pacientë janë shëruar, 544 kanë vdekur dhe 3021 raste janë ende aktive./Insajderi.com