Pesë viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri

Pesë viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë pacientë të infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe, nga tre mijë e 88 testime të kryera, 678 persona kanë rezultuar positivë me virusin vdekjeprurës.

Ndërkaq, janë shëruar edhe 457 persona.

Deri tash, në Shqipëri me Coronavirus kanë rezultuar 69 mijë e 916 qytetarë, ndërsa aktivë janë 26 mijë e 194 raste./Insajderi.com