Pesë vjet nga vendimi i Kushtetueses për Asociacionin

Pesë vjet nga vendimi i Kushtetueses për Asociacionin

Kanë kaluar pesë vjet që kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte marrë një vendim në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, njofton Insajderi.

Më 23 dhjetor të vitit 2015, ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kishte dorëzuar kërkesë në Kushtetuese lidhur me Asociacionin.

Në vendimin e lëshuar thuhet se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës”.

“(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin e Kushtetueses. /Insajderi.com