Peshkopët shqiptarë i raportojnë Papa Franceskut, ai u jep një detyrë specifike

Peshkopët shqiptarë i raportojnë Papa Franceskut, ai u jep një detyrë specifike

Papa Francesku ka pritur sot në një takim peshkopët e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë të cilët kanë shkuar në Vatikan për të raportuar para Papës për aktivitetet e Kishës Shqiptare.

Delegacioni përbërë nga gjashtë peshkopë që administrojnë kishat në gjashtë qendrat kryesore të Shqipërisë.

Don Gjergj Meta, zëdhënës i Peshkopëve Shqiptarë në fund të vizitës së tyre raportuese tha për mediat se ‘peshkopët kanë vizituar Atin e Shenjtë, Franceskun, ku kanë treguar për misionin në periferi të Shqipërisë dhe vëmendjen që kanë ndaj të varfërve”.

Aktualisht në Shqipëri janë pesë peshkopë dhe është nevoja edhe për tre të tjerë që të kompletohet përbërja zyrtare. Takimi me Papën sipas komunikatës zyrtare të Vatikanit ka zgjatur dy orë dhe në fund Papa Francesku ka pasur edhe një porosi për ta.

“Papa ftoi peshkopët që të punojnë me të rinjtë dhe t’u japin një shembull të mirë, duke marrë parasysh se popullata atje është shumë e re”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Vatikani, raporton Insajderi.

Papa Francesku ka pasur edhe një urim për peshkopët shqiptar.

“Ecni me shpresë, duke ëndërruar dhe duke shkuar larg”, citohet të ketë thënë Papa./Insajderi.com