Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është rrëzuar në vendin e punës, njofton Insajderi.
Rasti ka ndodhur, dje, e enjte, në qytetin e Prizrenit, rreth orës 09:00 në mëngjes, thuhet në raportin e policisë.
Tani lëndimet po i trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Raporti i policisë nuk specifikon se për çfarë lloj pune bëhet fjalë dhe si ka ardhur deri tek lëndimi./Insajderi.com