Petar Petkoviqit i refuzohet kërkesa për ta vizituar Kosovën

Petar Petkoviqit i refuzohet kërkesa për ta vizituar Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka refuzuar kërkesën për të hyrë në Kosovë, drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Petar Petkoviq, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ministrja në detyrë e këtij dikasteri, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo sipas Haradinaj-Stubllës ka ndodhur pasi që Serbia po vazhdon të sillet në mënyrë destruktive./Insajderi.com

Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Wednesday, January 13, 2021