Nënshkrimet që do të mblidhen deri më 24 n�" />

Peticion e protestë kundër rritjes së tarifës për sigurimin e automjeteve

Rritja prej 26 për qind e tarifës për sigurimin e detyrueshëm për automjetet ka nxitur reagim nga qytetarëve. Kundër këtij vendimi të dielën ka nisur një peticion online.

Peticion e protestë kundër rritjes së tarifës për sigurimin e automjeteve

Nënshkrimet që do të mblidhen deri më 24 nëntor do të dorëzohen në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në institucione të tjera relevante, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi të marrë më 1 nëntor nga BQK-ja, shkruan “Koha Ditore”. Përveç peticionit, të shtunën, më 23 nëntor, do të mbahet një protestë qytetare në kundërshtim të vendimit.

Vendimi i BQK-së për tarifat e reja ka hyrë në fuqi më 15 nëntor të këtij viti. Sipas këtij vendimi, çmimet për tarifat e automjeteve rriten sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta.

Në tekstin e peticionit “ky bëhet me qëllim që të bëjë presion te BQK, dhe institucionet e tjera të përfshira, që ta anulojnë këtë vendim dhe çdo lloj vendimi tjetër që ka të bëjë me rritjen e tarifave të sigurimit”.