Peticion për shkarkimin e drejtorit të shkollës së Gostivarit për rastin e Ëmblës

Peticion për shkarkimin e drejtorit të shkollës së Gostivarit për rastin e Ëmblës

Kryetari i Komunës së Gostivarit, ka pranuar publikisht se ka gabuar në lidhje me rastin e vajzës me Sindromën Down.

Mirëpo, për këtë është bërë një peticion online “për” shkarkimin e drejtorit të shkollës “Bashkimi” në Gostivar.

UNICEF, në lidhje me këtë, ka konstatuar se është cenuar e drejta e Ëmblës për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Ndërkaq komisioni për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi ka hapur lëndë për rastin “Ëmbla”.

Ëmbla, e kishte ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa, pasi sipas tyre, ajo ka shfaqur shenja agresiviteti tek nxënësit e tjerë.

“Për shkaqe të pengesës nga nxënësja Ëmbla Ademi në orët mësimore dhe për shkaqe të agresiviteteve, kemi sjellë vendim nga ana e prindërve që të bojkotohet mësimi nga ana e nxënësve të rregullt”, thuhej në peticionin e nisur nga prindërit.

Kurse, ditë më parë, nxënësja është kthyer në shkollë, e shoqëruar bashkë me një asistent.