Një peticionin i nisur nga banorët e qytezës gjermane, Villingen-Schwenningen ka dhënë sukses pasi Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani, ka vendosur që të mos e dëboj në Kosovë, 18-vjeçare kosovare. Adoleshentja është duke ndjekur shkollimin për t’u bërë infermierie.
E kjo ka bërë që adoleshentja kosovare Syndyze Mala nga Kosova të shpërthej në lot, raporton “seudkurier.de”.
Vendimi është bërë publik nga Ministria e Punëve të Brendshme që e kanë lajmëruar mbikëqyrësen e refugjatëve në këtë zonë, se kosovarja mund të qëndrojë në Gjermani.
Mala priste që të dëbohej nga Gjermania gjatë këtij muaji, raporton Insajderi.
Rasti i saj është i veçantë për dy arsye, raporton gazeta gjermane. Jo vetëm pse familja e saj tashmë është kthyer në Kosovë, por për shkak se ajo ndihej e kërcënuar të kthehej në Kosovë, siç ka raportuar gazeta gjermane, ajo ndihej e kërcënuar të jetonte atje.
Por nuk janë dhënë informacione se për çfarë arsye Mala nuk ndihet e sigurt në Kosovë, por megjithatë Mala ka thënë se ndihet e lumtur që nuk është e detyruar të kthehet në vendlindjen e saj./Insajderi.com