Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkovic, ka thënë se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk ndryshon me ndërrimin e administratës amerikane.
Joe Biden i ka fituar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai mori urim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duke thënë se shpresojnë se Beogradi do të bashkëpunojë me Biden si me Trump-in.
E sipas Petkovicit Serbia aktuale nuk është ajo e vitit 2008, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
“Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, por që ata kishin qenë mentorë të pavarësisë së Kosovës para kësaj dhe se kjo nuk do të ndryshonte”, tha ai. /Insajderi.com