Petkoviq ankohet pasi iu refuzua kërkesa për të hyrë në Kosovë

Petkoviq ankohet pasi iu refuzua kërkesa për të hyrë në Kosovë

E ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën ka bërë të ditur se institucionet në Prishtinë kanë refuzuar kërkesën e shefit të kësaj zyreje, Petar Petkoviq, për ta vizituar Kosovën të premten dhe të shtunën.

Nga kjo zyre janë shprehur se qëllimi i vizitës ishte për të takuar popullatën serbe dhe për të biseduar me ta.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, po përdorë arsyetime, “për të imponuar politikë antiserbe të barrierave dhe ndalesave”, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

“Është e qartë që qeveria e re në Prishtinë do të përdorë çdo justifikim të mundshëm, përfshirë situatën me virusin korona, për të imponuar një politikë antiserbe të barrierave dhe ndalesave”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën./Insajderi.com