Petkoviq: Borrelli do ta njoftojë Bidenin për detajet e takimit me Kurtin e Vuçiqin

Petkoviq: Borrelli do ta njoftojë Bidenin për detajet e takimit me Kurtin e Vuçiqin

Drejtori i të ashtuquajturës” Zyrë Serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka deklaruar se sipas tij, shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell e ka kuptuar përkushtimin e Beogradit për dialog dhe ka thënë  se ai do të informojë presidentin amerikan Joe Biden për detajet e takimit trepalësh, shkruan Insajderi.

Petkovic për ‘TV Pink’ ka thënë se delegacioni serb i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq edhe njëherë theksoi sot përkushtimin për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe gatishmërinë për të kërkuar një zgjidhje kompromisi.

Sipas tij, Vuçiq vuri në dukje se “ai është thelbi dhe se jemi më të interesuar nëse do të ketë një ndryshim në vetë dialogun”.

“Kjo është thelbësore për ne dhe kjo është arsyeja pse ne jemi në Bruksel,” tha Petkoviq, duke shtuar se çështja e mungesave, energjisë dhe temave kryesore që rëndojnë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të diskutohen në takimet e sotme.

Petkoviq thotë se bashkëpunimi i ngushtë i BE-së me Shteteve të Bashkuar të Amerikës “për çështjen e Kosovës komplikon pozicionin e Beogradit, por që delegacioni serb do të luftojë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuqiq janë takuar për herë të parë sot në Bruksel./Insajderi.com