Petkoviq: Është e rrezikshme se si Kurti do që kishat serbe të paraqiten si trashëgimi shqiptare

Petkoviq: Është e rrezikshme se si Kurti do që kishat serbe të paraqiten si trashëgimi shqiptare

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron të mbrojë kishat serbe në Kosovë, por dëshiron t’i paraqesë ato si trashëgimi kulturore shqiptare, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai derisa zhvilloi një intervistë televizive, e madje këtë e cilësoi të rrezikshme.

“Është e rrezikshme që Albin Kurti nuk flet për origjinën, domethënë kush është pronari i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ai nuk përmend Kishën Ortodokse Serbe ose shtetin e Serbisë, por i sheh ato në kontekstin e historisë shqiptare”, ka thënë Petkoviq për RTS.

Sipas tij, është çështje “hipokrizie” e Prishtinës dhe “mashtrimit” të bashkësisë ndërkombëtare. /Insajderi.com